Rezultatet e mira në ndeshjet e fundit, Juventusi shet të gjitha biletat kundër Udinese

Juventusi është duke kaluar në një formë fantastike kohët e fundit.
Bardhezinjët kanë shtatë fitore radhazi në Serie A, shkruan IndeksOnline.
Rezultatet e mira në fushë, kanë ngjallur interesim edhe për tifozët e ”Zonjës së Vjetër”.
Ruzelatet pozitike kanë bërë që skuadra e Juventusit të shes të gjitha biletat për ndeshjen e radhës kundër Udineses e cila zhvillohet ditën e shtunë në ”Alianz Stadium” më fillim nga ora 18:00.
Klubi i Juventusit e bëri të ditur këtë në një deklaratë zyrtare për shtyp ku paralajmëroi tifozët që nuk ishin në gjendje të merrnin një biletë për ndeshjen në kohë që të qëndronin vigjilentë në faqe në rast se ndonjë mbajtës i biletave sezonale do të hidhte në shitje biletat e tyre./IndeksOnline/