75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe tabela e Champions League pas javës së gjashtë

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në fazën e ligës të Champions League.

Manchester City fitoi derbin e mbrëmjes së sotme, duke e mposhtur Real Madridin midis “Santiago Bernabeut”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Fitore sonte ka shënuar edhe Arsenali, Juventusi Benfica, Ajax e Copenhagen.

Derisa kampioni në fuqi, PSG është ndalur me barazim me Atletiko Bilbaon.

Pas gjashtë ndeshjeve, Arsenali është lidere e tabelës me 18 pikë, duke siguruar edhe kualifikimin në 1/8 e finales.

Bayern Munich renditet e dyta me 15 pikë, dy më shumë se PSG, Manchester City e Atalanta.

Në fund të tabelës ndodhen Villareal dhe Kairat Almaty, me nga një pikë./IndeksOnline/