75 Mall Live Search
15:20 / E Hënë, 03 Mars 2025 / k.v

Rezultatet e përditësuara nga QNR: VV e LDK me rritje nga votat e diasporës, PDK shënon rënie

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora. 

Sipas të dhënave të fundit, pas përfshirjes së votave të 9 shkurtit dhe 66.31% të votave të diasporës të numëruara deri më tani, rezultatet janë si më poshtë: 

Lëvizja Vetëvendosje (VV) – 42.1% (rritje nga 40.9%) 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.17% (rënie nga 22.04%) 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.01% (rritje nga 17.64%) 

AAK-Nisma Socialdemokrate – 7.18% 

Votat e diasporës duket se kanë favorizuar VV-në, duke i dhënë një rritje të ndjeshme, ndërsa PDK ka shënuar një rënie, ndërsa LDK gjithashtu ka pasur një ngritje të lehtë. Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet përfundimtare të ndikojnë edhe më tej në raportin mes partive./IndeksOnline/