18:01 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se kalueshmëria në Provimin e Maturës ishte 78.4 për qind.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë vit provimit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin.

“Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind”.

“Në ditën e testit janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi”.

“Për rreth 4,700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022”, thuhet në njoftim

Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është:

-Gjuhë Shqipe – 63.8

-Gjuhë Angleze – 59.3

-Matematikë – 42.6

-Fizikë – 52.1

-Kimi – 52.3

-Biologji – 55.1

-Informatikë – 56.3

-Gjeografi – 47.4

-Histori – 42.2

-Sociologji – 39.8

-Psikologji – 39.6

-Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8

-Edukatë qytetarë – 42.4

-Histori e artit – 37.4

-Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2

-Gjuhë Boshnjake – 59.8

-Gjuhë turke – 48.2

Ky është rezultati i dytë i publikuar nga MAShTI për shkak se kishin bërë një gabim gjatë numërimit të pikëve, përkatësisht në ata që kanë pasur lëndë zgjedhore psikologjinë, sociologjinë, edukatën qytetare e po ashtu ekonomi e ndërmarrësi.

Të njëjtat janë përmirësuar dhe i janë dërguar shkollave.