75 Mall Live Search
23:27 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Conference League dhe skuadrat që kualifikohen tutje

Sonte ka përfunduar faza e grupeve në Conference League, ku janë mësuar të gjitha skuadrta që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka pësuar humbje 3-0 si mysafire e Dinamo Zagrebit dhe përfundon aventurën në garat evropiane për këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Rezultatet të gjitha ndeshjeve të javës së gjashtë të fazës së grupeve në Conference League.

Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar tetë skuadrat të cilat kanë siguaruar kualifikimin direkt në1/8 e finales dhe ato në 1/16 e finales.

Në 1/8 e finales do të luajnë skuadrat si: Lille, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Club Brugge, Aston Villa, Fiorentina, Paok dhe Fenerbahche.

Në 1/16 e finales do të lujanë: Slovan Bratislava, Gent, Dinamo Zagreb, Bodo/Glimt, Legia, Ferencvaros, Frankfurt dhe Ludogorets, ku do të përballen me skuadrat që vijnë nga eliminimin i Europa League që janë: Olympiacos, Ajax, Betis, Sturm Graz, Royale Union SG, Rennes, Servette dhe Molde./IndeksOnline/