23:21 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme të kualifikimeve për EURO 2024

Sot janë zhvilluar shtatë ndeshje të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Prej rezultatetve të sotme, tre kombëtare kanë siguruar biletën për Berlin, shkruan IndeksOnline.

Franca me fitoren ndaj Holandës, Belgjika me fitoren ndaj Austrisë dhe Portugalia e cila mposhti Sllovakinë, kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Kampionatin Evropan, i cili zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Fitore sonte kanë shënuar edhe Azerbejxhani, Bosnja & Hercegovina dhe Greqia, të cilat mposhtën Estoninë, Litershtajnin dhe respektivisht Republikën e Irlandës.

Ndeshja e vetme që përfundoi me barazim ishte ajo mes Islandës dhe Luksenburgut./IndeksOnline/