75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / B O

Rezultatet e votave me kusht në Suharekë, thellohet diferenca dhe vuloset fitorja

Bali Muharremaj e ka mposhtur Ardian Shalën edhe me votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Kryetari aktual i Suharekës e ka siguruar mandatin e ri 4 vjeçar duke thelluar diferencën dhe fitoren pa balotazh.

Muharremaj ka siguruar 192 vota me kusht, ndërsa Shala i LDK-së vetëm 79. Salih Zyba i VV-së ka marrë 42 vota ndërsa Zekolli i PDK-së vetëm 33./Indeksonline/