Rezultatet e xhiros së fundit në NBA

Ka përfunduar edhe një xhiron në NBA, derisa ndeshja më emocionale ishte ajo në mes të Los Angeles Lakers dhe Portland Trail Blazers, aty ku u nderua Kobe Bryant.
Lakers pësuan humbje në shtëpi me rezultat 127-119, e që ishte ndeshja e tyre e parë që nga vdekja e legjendës së tyre në aksidentin me helikopter.
Toronto Raptors kanë fituar me rezultat bindës në këtë javë, duke e mposhtur Detroit Pistonsin në palestrën e tyre me rezultat 105-92.
Fitore ka marrë edhe Brooklyn Nets, që ka mposhtur Chicago Bulls me rezultat më të thellë 133- 118.
Në anën tjetër, Houston Rockets ka fituar me vetëm shtatë pikë diferencë ndaj Dallas Mavericks, 128-121.
New Orleans Pelicans kanë marrë fitore nga Memphis Grizzlies me rezultat të thellë 139-111.
Fitore në këtë xhiroi mori edhe Denver Nuggets që mposhti Milwaukee Bucks me rezultat 127-115.
Oklahoma City Thunder ka arritur të marrë një fitore jo edhe aq komode në udhëtim te Phoenix Suns me rezultat 111-107.
Los Angeles Clippers do të përballet sonte në ora 21:30 sipas kohës tonë lokale me Minnesota Timberlwolves.