75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 27 Shtator 2022 / C E

Rezultatet e “zbrazin” stadiumin e Kosovës

Derisa në ndeshjet tjera ka qenë shumë e zorshme të sigurohet një biletë për ndeshjet e Kosovës, këtë radhë duket se është e kundërta.

Humbja ndaj Irlandës së Veriut pozicioni në tabelë ka bërë që të shuhet interesi për ndeshjen kundër Qipros, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se nuk janë shitur as gjysma e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e ndeshjes, FFK ka bërë edhe një herë thirrje për përkrahjen e Kombëtares.

“Dardanët kanë nevojë për mbështetjen tuaj” thuhet në njoftimin e Federatës duke bashkëngjitur edhe linkun e shitjes së biletave.

Nga ora 20:45, Kosova luan me Qipron në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. /IndeksOnline/