75 Mall Live Search
19:45 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Rezultatet në Georgia, organizatorët e fushatës së Biden presin shpejtë certifikimin e rezultateve

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Georgia do të certifikohet pasi të përfundojë rinumërimi i disa votave të mërkurën.

Këtë e bëri të ditur Patrick Moore, këshilltar ligjor i fushatës së Joe Biden, transmeton Klan Kosova.

“Statusi aktual siç e kuptojmë është se të gjitha 159 qarqet e Georgias do të përmbushin afatin e fundit të shtetit sot në mesnatë dhe do të certifikojnë rezultatet e tyre”, tha Moore në një telefonatë me gazetarët, shkruan Reuters.