Rezultatet negative me Cityn, Guardiola flet për mundësin e shkarkimit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tash e disa ndeshje e ka marr të ”mrapshten”.
Rezultatet negative, kanë bërë që ai të mendoj për dorëheqjen e shkarkimin, shkruan IndeksOnline.
Guardiola ka thënë se do të pendohesha nëse do të largohesha tani nga City, tutje ka thënë se edhe shkarkimi mund të ndodhë nëse vazhdon ecuria e humbjeve.
“Më shumë se kurrë do të pendohesha që u largova nga Man City tani! Nuk mund të flija, edhe më keq nëse mendoj se tani po largohem nga situata… E PAMUNDUR. Nëse më shkarkojnë, kjo mund të ndodhë, nëse vazhdojmë. Por po ikën tani?! S’ka shans. Nëse Khaldoon nuk është i lumtur, ata mund ta bëjnë atë”. tha ai.
Momentalisht City gjendet në vendin e 5-të në Premier Ligë, me 27 pikë, 9 pikë më pak se vendi i parë që po e mban Liverpuli./IndeksOnline/