75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rezultatet nga një kuti në Prishtinë, Nisma zero vota!

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar me numërimin e votave të vonuara të diasporës.

Tashmë kanë filluar të publikohen rezultatet e para nga disa kuti që janë përfunduar, shkruan Indeksonline.

Në një kuti nga Komuna e Prishtinës, nga 205 fletëvotime të pranuar, 200 ishin të vlefshme.

Nga kjo kuti fituese ishte Lëvizja Vetëvendosje me 140 vota. Pas saj pasonte LDK me 36 dhe PDK me 11 vota.

Koalicioni AAK-PSD pati 8 vota. PAI në këtë kuti pati 3 vota, kurse PDAK vetëm 2 vota.

Kurse koalicioni Nisma-AKR-PD nuk pati asnjë votë në këtë kuti./Indeksonline/