75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / mp

Rezultatet preliminare të KQZ-së, ja sa vota i morën kandidatët për kryeministër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të votave që morën kandidatët për deputet, në zgjedhjet e 9 shkurtit

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, lideri më i votuari është i pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albi Kurti, i cili ka marrë 259 mijë e 532 vota. Ndërsa kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza ka marrë 150 mijë e 294 vota.

Kryetari i Lidhjes Demokratike  Lumir Abdixhiku, ka marrë 109 mijë e 202 vota.

Lideri i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë 37 mijë e 752 vota.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri tani në qendrat komunale të numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve të tjera do të publikohen në mënyrë progresive. 

Të dhënat për secilin kandidat mund t’i shihni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://rezultatet2025.net/sq