75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Rezultati i LDK-së në Pejë, ja kush mori më së shumti vota

Më 14 shkurt në vendin tonë u shënuan zgjedhjet e jashtëzakonshme. Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur ata që duan t’i qeverisin në 4 vjetët e ardhshëm.

LDK-ja kë pësuar një debakël të thellë, duke mbetur me vetëm 13.08 për qind të votave në mbarë vendin.

Ndërsa IndeksOnline ka siguruar votat e kësaj partie në Pejë.

Nga lista kuptohet se në vendin e parë me vota pozicionohet kryeministri në detyrë e kandidati i LDK-së për kryeministër në këto zgjedhje Avdullah Hoti. Ai nga pejanët ka arritur të merrte 5 mijë e 361 vota. Pas tij në vendin e dytë renditet njëri nga figurat kryesore të kësaj partie, Kujtim Shala, i cili ka marrë 5 mijë e 54 vota.

Pas tyre në vendin e tretë nga numri i votave rënditet Shkumbin Gashi, i cili mori 3.804 vota.

Ndërsa në vendin e katërt renditet Blerim Rexhbogaj, i cili nga pejanët ka marrë 1 mijë e 834 vota.

Pesëshen e parë e përmbyll ministrja e Financave në detyrë, Hykmete Bajrami.

Ndërsa vetëm 5 vota ka arritur të merrte Sabedin Berisha.

Më poshtë e gjeni të plotë listën: