75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 07 Mars 2024 / G T

Rezultati i Leipzigut kualifikon Dortmundin në FIFA Club World Cup

Skuadra e RB Leipzig është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas barazimit 1:1 (2:1) ndaj Real Madridit.

Pas kësaj humbje, skuadra e Borussia Dortmund siguroi kualifikimin në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, shkruan Indeksonline

Ky kompeticion është formati më i ri i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, ku do të marrin pjesë shumë skuadra të mëdha.

Deri tani, skuadrat e kualifikuar në këtë kompeticion, janë: Al- Hilal, Flamengo, Palmeiras, Fluminense, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Inter, PSG, Porto, Benfica dhe Borussia Dortmund.

Ky format i ri nga FIFA pritet të zhvillohet gjatë muajit korrik (15) deri më 13 gusht të vitit 2025./Indeksonline/