Rezultati i mirë në zgjedhje/ Abdixhiku e Rama darkojnë së bashku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre, kanë darkuar sonte në një nga restorantet e kryeqytetit pas suksesit të korrur në zgjedhjet e 14 nëntorit.
“Pas aktiviteteve të ngjeshura, u takuam bashkë me familjet tona, për ta përmbyllur ditën së bashku me më të dashurit tonë, që na japin mbështetje përherë”, ka shkruar Rama sipër fotografisë së postuar në faqën e tij në Facebook./IndeksOnline/