17:59 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Rezultati i pabesueshëm: Ilaçi eksperimental zhduk kancerin te pacientët

Pasi iu nënshtruan imunoterapisë eksperimentale, 12 pacientë me kancer reklal (kanceri që fillon në rektum, disa centimetra në fund të zorrës së trashë) u befasuan kur mjekët u thanë se kanceri i tyre u zhduk.

Pacientët, të cilët ishin pjesë e një prove të vogël klinike të udhëhequr nga studiues nga Memorial Sloan Kettering (MSK) Cancer Center në New York, përdorën një ilaç eksperimental të njohur si dotarlimab.

Pjesëmarrësit morën një dozë dotarlimab çdo tre javë për gjashtë muaj, me idenë se do t’u duhej t’i nënshtroheshin trajtimeve standarde të kimioterapisë, terapisë me rrezatim dhe kirurgjisë pas trajtimit. Megjithatë, studiuesit zbuluan se në çdo rast, kanceri u zhduk vetëm përmes trajtimit eksperimental.

“Unë besoj se është hera e parë që ndodh kjo në historinë e kancerit,” tha Dr. Luis Diaz.

Imunoterapia shfrytëzon sistemin imunitar të trupit për të identifikuar dhe shkatërruar qelizat e kancerit.

Pavarësisht zbulimit pozitiv për trajtimin e kancerit, nevojiten më shumë kërkime. Studiuesit do të hulumtojnë për të parë nëse e njëjta metodë mund të mposhtë kanceret e tjerë dhe sa efektive do të jetë te pacientë të tjerë.