75 Mall Live Search
18:57 / E Diele, 04 Prill 2021 / k.v

Rezultati i raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të vendit

Në raundin e dytë, kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka marrë 67 vota ndërsa kundërkanditati i saj Nasuf Bejta ka marr 4 vota. Në raundin e dytë ishin 11 vota të pavlefshme, transmeton IndeksOnline.

As në raundin e dytë asnjëri prej kandidatëve për president nuk i ka marrë votat e nevojshme për tu shpallë president në këtë raund.

Në kutinë e votimit ishin 82 vota, një më shumë se në raundin e parë.

Deputetët pritet të votojnë edhe në raundin e tretë, ku këtë herë në kutinë e votimit duhet të jenë minimumi 80 vota ndërsa kandidati që merr 61 vota zgjidhet president i vendit./IndeksOnline/