Rezultati i votave nga diaspora, të numëruara në një tavolinë
Të mërkuren ka filluar numërimi i votave të ardhura në postë, në Qendrën e Numrit të Rezultateve.
Ky proces ka filluar në ora 10, transmeton Indeksonline.
Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka thënë se numërimi i këtyre votave do të bëhet në 23 tavolina.
Indeksonline mëson se në një tavolinë këto janë rezultatet e votave; LDK 42 vota, LVV 38 vota, Nisma Socialdemokrate 37 vota dhe AAK 27 vota.
“Gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar”, ka thënë Elezi/Indeksonline/