Rezultati i zgjedhjeve, reagon Çitaku e PDK-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ajo tha se Qeveria e Kurtit tregoi zhgënjim të madh qytetarëve, ku sipas saj, keqqeverisja e kësaj qeverie tregoi protestë zgjedhore.
“Gara ishte e pabarabartë dhe sikur të mos bënte blerje masive të votës, përmes qindra miliona eurove të shpërndara, kërcënime ndaj punonjësve shtetëror, ky njeri do të shpresonte fiasko më të thellë politike. Përkundër kësaj gare të pabarabartë, PDK e rikonfirmoi pozicionin e saj përfaqësues, me përqindje dhe numër të deputetëve”, tha Çitaku.

