75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / AR

Ribashkim surprizë, a po rikthehet “Kafeneja jonë”?

Aktorët e serialit vendor “Kafeneja Jone”, Teuta Krasniqi, Fatos Kryeziu dhe Shkumbin Istrefi postuan së fundmi një foto së bashku.

Detaji që mori vëmendje ishte se kanë bërë “tag” edhe faqen zyrtare të “Kafeneja jonë”, shkruan Indeksonline.

E gjithë kjo shtoi kureshtje se a ka shpresa për rikthim të serialit legjendar?

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një projekt të ri televiziv apo vetëm për një takim miqësor mes aktorëve, por takimi i tyre ka nxitur interesin dhe spekulimet në rrjetet sociale./Indeksonline/