07:58 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ria Antoniou konfirmon marrëdhënien e saj me Ronaldon (Foto)

Modelja 29-vjeçare Ria Antoniou i ka thënë “Gazzetta dello Sport” se ajo fliste me Cristiano Ronaldon, transmeton IndeksOnline.

E njohur mirë në Itali, Ria bëri projektin e saj për kalendarin e ri 2018 në Milano.

Ajo është një tifoze e zjarrët e sportit, por jo e futbollit e MotoGP dhe kampionit italian, Valentino Rossi.

Megjithatë ajo pretendoi se me yllin e Real Madridit ka pasur disa marrëdhënie, ndërsa tani është e vetmuar.

“Po, në të kaluarën kemi pasur disa marrëdhënie, por tani unë jam vetëm”, ka thënë Ria.

Vlen të përmendet se kalendari i Ria Antoniou do të botohet nga “For Men Magazine”./IndeksOnline/