Riaktivizohet zjarri në Lubizhdë të Prizrenit, Policia: Ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes

Në Lubizhdë të Prizrenit është rindezur sërish zjarri gjatë ditës së diel.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se zjarri është ndezur në lokacionin e njëjtë si një ditë më parë.
Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndryshe, të shtunën, zjarri në Lubizhdë rezultoi me ngordhjen e tetë lopëve të një banori të fshatit.