Riaola deklarohet për Haaland, tregon se çka i ka thënë Dortmundi

Agjenti i njohur, Mino Riaola në një intervistë për “Sport1” ka folur për të ardhmen e klientit të tij, Erling Haaland.
Riaola ka treguar se ka biseduar me Drejtorin e Dortmund, Michael Zorc në lidhje me të ardhmen e sulmuesit norvegjez, transmeton Indeksonline.
“Unë mund ta konfirmoj se kam qenë në Dortmund. Michael Zorc ma ka bërë të qartë se nuk duan ta shesin Erlingin. Unë e respektoj atë por nuk do të thotë se pajtohem. Nuk ka luftë mes meje dhe BVB”, u shprehë ai.
Haaland po kërkohet nga shumë klube dhe përveç çmimit që do të jetë hsumë i lartë edhe paga e norvegjezit do të jetë shumë e lartë.
Sipas mediave, Haaland ku do që transferohet, do të fitoj 1 milionë funta në javë./Indeksonline/