15:32 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ribashkohen Gigi Hadid dhe Zayn Malik, e konfirmon modelja

Ajo ishte “kapur” me ish të dashurin e saj Zayn Malik muajin e kaluar pasi u nda një vit më parë.

Dhe Gigi Hadid konfirmoi që ajo dhe 27-vjeçari ish- këngëtari One Direction ishin përsëri bashkë kur ajo postoi një foto të ëmbël të tij në Ditën e Shën Valentinit, transmeton Indeksoline

Gigi ndau foton e Zayn në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan ‘HEY VALENTINE’, shkroi ajo, duke shtuar një emoji në formë zemre.

Fotografia është bërë gjatë udhëtimit për pushime të Gigi dhe Zayn në fermën e Pennsylvania të nënës së saj Yolanda Hadid, që ajo e bleu në vitin 2017 për të qenë më pranë fëmijëve të saj, të cilët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në New York City. 

Por, megjithë ndarjen në fillim të vitit të kaluar, Gigi dhe Zayn arritën të qëndrojnë miq.

Një burim i tha Us Weekly se çifti nuk dëshironte të nxiton në lidhjen e tyre të re.

“Ata u kthyen së bashku shumë kohët e fundit,” tha burimi menjëherë pasi u vunë re raportet e dyshes.

“Ata janë përpjekur ta bëjnë lidhjen të funksionojë për tre muaj, por ka qenë e ngadaltë dhe e qëndrueshme.”

Gigi së fundi ka qenë e angazhuar në Javën e Modës në New York./Indeksonline/