75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ribashkohen ‘Pussycat Dolls’, performojnë në finale të ‘X Factor’

Grupi i njohur muzikor që njihen si ‘Pussycat Dolls’ janë ribashkuar, për të performuar në finalen e ‘X Factor’ me këngën e re ‘React’, shkruan Indeksonline.

Pussycat Dolls përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt.

Grupi u formua në vitin 2003 por u nda në 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për ‘sundimin’ e Scherzinger në grup.

Por ato janë rikthyer përsëri me një performancë të zjarrtë duke gëzuar kështu fansat e shumtë që ato gëzojnënëpër botë. /Indeksonline/