Ribery 37 vjeç por në formë, kalon në epërsi Fiorentinën ndaj Milanit

Frank Ribery realizoi gol për Fiorentinën duke përmbysur rezultatin kundër Milanit, 2-1.
Ky ishte vetëm goli i dytë sezonal në Serie A për francezin.
Milani fillimisht ishte në epërsi përmes Zlatan Ibrahimoviq, por në pjesën e parë barazoi Erick Pulgar.
Për Fiorentinën, fitorja do të ishte tejet domethënëse në luftën për ekzistencë ndërsa Milani mund të mbetet 9 pikë larg liderit Inter, që ka një ndeshje më pak.
/Indeksonline/