75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ribery flet për situatën e Alaba-s, ka një këshillë për lojtarin dhe klubin

Legjenda e Bayern Munchenit, Franck Ribery, ka folur për situatën e David Alabas.

David Alaba është afër largimit nga Bavaria, pasi klubi dhe lojtari nuk kanë arritur marrëveshje të re, shkruan IndeksOnline.

Por, ndryshe mendon ish-lojtari i Bayernit, tani i Fiorentinas, Ribery. Ai thotë se dyshja do të përpiqet të gjejë marrëveshje.

“Davidi është djal i Bayernit. Ai është që fitoi trefishin dy herë. Është një djalë inteligjent. Shpresoj se të dyja palët do të gjejnë marrëveshje për një kontratë të re. Kjo është e mirë për të dyja palët. Por ndonjëherë nuk përshtatet. Kjo është jeta, ky është futbolli”, ka thënë Ribery.

Alaba spekulohet se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën nga Spanja, Real Madrid, me një kontratë 4-vjeçare./IndeksOnline/