“Ribery i duket vetja si Messi e Ronaldo”
Ish mbrojtësi i Bayern Munich, Marcus Babel, ka kritikuar ashpër Franck Ribery, që për shkak të një lëndimi të marrë ndaj Hertha Berlin ka mbetur jashtë fushave të blerta.
Ky reagim i tij vjen pas shkarkimit të Carlo Ancelotti nga posti i trajnerit të Bayern Munich, si rrjedhojë e humbes 3-0 në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germain.
Babel ka shpërthyer pas lënies së krejt fajit për startin e dobët të Bayern tek trajneri italian, duke kritikuar Ribery, që besohet se ka ndikuar në këtë zhvillim.
“Franck Ribery nuk ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve tash e dy vjet. Ai e sheh veten ende në nivel me Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. Por e vërteta është ndryshe”.
“Disa lojtarë të Bayern Munich jetojnë në të shkuarën. Ata ende flasin se si e kanë fituar titullin e ligës dhe Ligën e Kampionëve”./Klankosova