75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 08 Prill 2022 / OSH

Ribery: Real Madridi i Mourinhos, Barcelona dhe Juventusi më kërkuan

Legjenda e Bayern Munich, Frank Ribery ka pranuar se Real Madridi i Mourinhos, Barcelona dhe Juventusi e kishin kërkuar në kohën kur ishte te ‘Bavarezët’.

Francezi i cili ka kaluar 12 sezone te ekipi gjerman dhe ka fituar plotë 23 trofe, ka pranuar se tre gjigantët evropian kanë shfaqur interesim për të vite më parë.

“Mourinho më donte në Real Madrid në të kaluarën, por Bayerni nuk më la të shkoja”, tha Ribery.

Ai gjithashtu tregoi se përveç Realit, interesim për të kishin shfaqur edhe Juve e Barca, por tha se nuk është penduar që ka kaluar plotë 12 vite te ‘Bavarezët’.

“Barcelona dhe Juventusi gjithashtu më thirrën, por nuk jam penduar, jam krenar që kam kaluar 12 vjet në një klub gjigant si Bayern Munich, ku fitova gjithçka dhe shkrova faqe të rëndësishme në historinë e klubit”, tha francezi, për ‘Tuttosport’, përcjell lajmi.net.

Ribery ka kaluar në Seria A, te Salernitana në shtator të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në qershor 2022.