Ricardo Calafiori kryen me sukses testet mjekësore te Arsenali

Ricardo Calafiore tashmë është futbollist i ri i Arsenalit.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano. mbrojtësi italian ka përfunduar me sukses testet mjekësore, shkruan IndeksOnline.
Ai do të fluturojë për në SHBA nga Londra së bashku me agjentët e tij këtë pasdite për t’u bashkuar me skuadrën e Arsenalit në turneun e tyre parasezonal.
Calafiori u transferua nga skuadra e Bolognas për një shumë rreth 45 milionë euro, derisa pas aterimit në ShBA, do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me ”Topçinjët”./IndeksOnline/