22:56 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Rice dëshiron të shkruaj historinë me West Hamin, paralajmëron Fiorentinën

Declan Rice, ka paralajmëruar skuadrën e Fiorentinës para ndeshjes finale të Conference League.

Kapiteni i West Hamit, ka thënë se me 7 qershor dëshiron që të shkruaj historinë, së bashku me shokët e skuadrës, shkruan IndeksOnline.

“Jemi të lumtur që jemi në finale. Ne duam të bëjmë histori dhe e dimë se kemi mundësinë të bëjmë të lumtur fansat tanë”, ka thënë Rice.

Ndeshja finale e Conference League zhvillohet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Fortuna Arena’’ Në Pragë të Çekisë./IndeksOnline/