75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 26 Mars 2024 / L K

Rice do të jetë sot kapiten i Anglisë: Mbeta pa fjalë, e kam përqafuar!

Gareth Southgate i besoi shiritin e kapitenit Declan Rice. Në duelin kundër Belgjikës, lojtari i Arsenalit do të mbajë në krah shiritin e kapitenin, një sfidë që do ta mbajë mend gjatë.

Të dielën trajneri i “Tre Luanëve” i tregoi se do të jetë ai kapiteni ndaj belgëve, ndërsa Rice tregon emocionet që ka përjetuar në atë moment. Lojtari i Arsenalit thekson se ka mbetur pa fjalë, ndërsa menjëherë e ka falenderuar për besimin e dhënë.

“Sinqerisht, unë mbeta pa fjalë kur më tha se do të jem kapiten. E përqafova, i dhashë dorën dhe e falënderova shumë. I kam shumë borxh. Që kur erdha në kombëtare, ai më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpinë time, jam ndjerë gjithmonë kaq rehat kur kam luajtur nën drejtimin e tij. Është një nder absolut, mund ta shihni në fytyrën time”, shtoi mesfushori gjatë konferencës për shtyp.

Kapitenët e Anglisë, Harry Kane, Kyle Ëalker, Harry Maguire dhe Kieran Trippier janë të gjithë jashtë fushës me dëmtimesh. Dueli me Belgjikën do të luhet në orën 20:45 në “Wembley”.