75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Richard Gere ndihmon me ushqim emigrantët

Aktori amerikan Richard Gere ka dorëzuar disa gjësende bamirësie në anijen spanjolle me 121 migrantë në bord.

Anija është bllokuar për tetë ditë pasi ka shpëtuar migrantët nga dy barka në Mesdhe. Ajo ka qenë e mbyllur si për Italinë ashtu edhe për Maltën.

Kohët e fundit ekuipazhi paralajmëroi se atyre së shpejti do tu mbaronte ushqimi.

Në fotot e postuara në llogarinë e bamirësisë në Tëitter, Gere po shkarkonte kuti me fruta, perime dhe ujë.

Aktori u shfaq në një video- mesazh duke u kërkuar njerëzve që të mbështesin bamirësinë dhe migrantët në bord, shkruan Euronews