75 Mall Live Search
14:15 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Richard Grenell po e shijon jetën e natës në Beograd

Diplomati amerikan Richard Grenell po qëndron në Beograd, ku edhe po e shijon jetën e natës.

Ai postoi një video të qëndrimit të tij në kryeqytetin serb, çka nxiti reagime të shumta.

Kosovarët e vërshuan me komente negative profilin e Grenell pas videos që ai publikoi.

“Kjo është Serbia, shikoni se çfarë bënë serbët 20 vjet më parë. A dini gjithçka për këtë gjenocid në Kosovë, zotëri? Më mirë mësoni diçka, mos rrini gjatë gjithë ditës në Twitter, kaloni një ditë të bukur” – është një nga komentet që mund të shihen poshtë pamjeve të publikuara.

Grenell asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Beogradin, qytet ky që e ka vizituar Serbinë disa herë.

Nikoqir i Grenell në Serbi, është Ministri i Financave në Qeverinë Serbe, Sinisha Mali, një fotografi të përbashkët me të cilin, Grenell e ndau në Instagram.