14:38 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Richarlison: Futbolli më shpëtoi jetën, mund të përfundoja i vrarë si shokët

Richarlison ka bërë një rrëfim të veçantë së fundmi. Braziliani, një sulmues i kërkuar nga klube të mëdha, flet edhe për fëmijërinë e tij që nuk ka qenë e lehtë.

“Fëmijëria ishte shumë e varfër, isha në një fshat të vogël. I shihja prindërit e mi të punonin gjithë ditën për të paguar faturat dhe ishte e vështirë të menaxhoje paratë. Jetonim në një zonë të rrezikshme të qytetit.

Shihja shumë gjëra të vështira, si droga apo dhuna. Ishte shumë e komplikuar, por kisha engjëj që më mbronin dhe më dërgonin në rrugën e duhur. Shumë miq të fëmijërisë nuk e patën fatin tim dhe përfunduan në burg, apo të vrarë.

Futbolli më ka ndihmuar shumë, ndjehem me fat se mund të kishte shkuar ndryshe. Njëherë isha duke u kthyer nga shkolla dhe një nga ata tipat që shesin drogë në rrugë dhe mendoi se unë isha futur në zonën e tij për të shitur.

Më drejtoi armën dhe u desh shumë qetësi nga ana ime për ta bindur se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë. futbolli më ka shpëtuar jetën”, ka rrëfyer Richarlison, i cili ka fjalë të mëdha për Carlo Ancelottin.

“Ai është një trajner i madh, një nga më të mëdhenjtë e historisë. Nuk është rastësi që ka fituar aq shumë tituj. Me atë kam mësuar shumë si brenda fushe, ashtu edhe jashtë saj. Ishte privilegj të punoja me të dhe i uroj më të mirat”, tha sulmuesi 24-vjeçar.