75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / C E

Richarlison kërkon të dënohet tifozi racist që gjuajti banane në fushë afër tij

Richarlison është bërë lojtari i fundit i Brazilit që është përballur me fyerje raciste, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Sulmuesi brazilian e shënoi golin e pestë për Brazilin në fitoren 5:1 ndaj Tunizisë në Paris të Francës.

Sulmuesi i Tottenhamit e gjeti golin e dytë të ekipit, por loja u ndërpre përkohësisht për shkak të një incidenti që ndodhi kur ai dhe bashkëlojtarët po festonin në “Parkun e Princave”.

Ish-futbollisti i Evertonit kërkon nga autoritetet franceze që ta gjejnë tifozin që e hodhi bananen dhe ta ndëshkojnë atë.

“Unë isha duke biseduar me Firminon dhe i thash që e falënderoj Zotin që nuk më la ta shihja atë episod pasi nuk e di se çka do të bëja në atë moment. Shpresoj që ai tifoz të gjendet dhe të dënohet.

“Është e vështirë, është e rëndë. Ne e pamë se çka i ndodhi Vinicius Jr së fundmi dhe tash, brenda stadiumit. Shpresoj që tifozi të dënohet dhe ky incident t’i mësojë njerëzit tjerë që mos ta bëjnë këtë”, përfundoi Richarlison.