Richarlison mes lotëve: Botërori “mision i pamundur”

Futbollisti i Tottenhamit, Richarlison, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së fundit kundër ish skuadrës së tij Everton.
Ai u lëndua në minutën e 50-të dhe u detyrua të dal nga loja para kohe, shkruan IndeksOnline.
Kur jemi një muaj larg kampionatit botëror “Katar 2022”, braziliani rrezikon që të mos jetë i gatshëm të paraqitet në këtë kompeticion madhor.
Ai pas ndeshjes dha një intervistë, ku mes lotëve tha se do të mundohet të jetë i gatshëm për kampionatin botëror edhe pse do të jetë e veshtirë.
“Duhet të jem optimist dhe të mendoj se do t’ia dal, ndonëse sot që flasim duket shumë e vështirë”, deklaroi Richarlison.
Braziliani do të kryej ekzaminimet mjeksore gjatë ditës së hënë dhe do të kuptohet nëse do të jetë i gatshëm për kampionatin botëror./IndeksOnline/