75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Richarlison në bisedime të fshehta me Klopp

Ndonëse shumë shpejt është kthyer në idhullin e tifozëve të Evertonit pas vetëm një sezoni në “Godison Park”, zërat e fundit mund ta shndërrojnë Richarlison në një lojtar të padëshiruar.

Raportet nga Anglia thonë se agjenti i brazilianit është takuar me trajnerin e rivalëve lokal Jurgen Klopp në shtëpinë e këtij të fundit, ku është diskutuar për transferimin e 21-vjecarit.

Richarlison, i cili këtë sezon fitoi edhe një vend në përfaqësuesen Brazilit është përforcimi perfekt për skemat e Klopp, por nëse në vitin 2018 Evertoni e bleu atë për 50 milionë euro, tani do të kërkojë të paktën 80 milionë për ta lënë të lirë. /IndeksOnline/