75 Mall Live Search
16:49 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ricky Martin dhe burri i tij presin fëmijën e katërt

Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe burri i tij Jwan Yosef do të zgjerojnë familjen. Teksa ishte i pranishëm në një fushatë mbi të drejtat e njeriut , Ricky dha lajmin se familjes së tyre do i shtohet një tjetër fëmijë.

Gjatë eventit këngëtari shoqërohej nga bashkëshorti dhe dy binjakëtMatteo dhe Valentin. Vajza e tij 8 muajshe nuk ishte e pranishme. Ndërkohë ai ka thënë ‘Ne jemi shtatzënë, jemi në pritje. Unë dua një familje të madhe’.