07:30 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

RIDEA prezanton studimin “Personat e pagjetur” dhe “Personat e zhvendosur”

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot prezanton studimin “Personat e pagjetur” dhe “Personat e zhvendosur” në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë .

Në këtë konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë. Këto studime trajtojnë tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në secilën prej çështjeve të lartpërmendura.

Punimet japin përgjigje dhe rekomandime në disa nga çështjet si: Çfarë duhet të insistojë Kosova në dialog me Serbinë për çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosur? A ka Serbia informacione për vendndodhjen e personave të pagjetur? Dhe cili mund të jetë roli specifik i BE-së në këtë çështje?

Prezantimi bëhet në ora 10:15 në hotelin “Sirius”, në Prishtinë.