75 Mall Live Search
11:15 / E Premte, 23 Qershor 2023 / A. M.

Ridvan Berisha mbetet i shokuar me veprimin e Shqipërim Arifit

Gazetari kosovar, Ridvan Berisha ka deklaruar se është shokuar me paraqitjen e kryetarit të Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili baltosi lobimin në Uashington.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar rreth kësaj ngjarjes.

May be an image of 6 people, the Oval Office and text

Reagimi i plotë:

Asnje gje nuk po paraqet lajm ne mjedisin tone sado qe te jete me rendesi pesha e ngjarjeve. Keq, kjo shoqeri konsideroj se vertete po rreshqet ne gremine kenetash kulturore.

U shokova ndersa po e ndiqja kete jave kryetarin e Presheves Shqiperim Arifi, teksa e baltoste me neveri lobimin ne Ëashington te aktivistit Faton Bislimi. Me nismen e Bislimit e miqve te shumta qe ka ai ne Shtepine e Bardhe, ne Senat e Kongresin amerikan, arriti per here te pare ta mbledh Komitetin per Politike te Jashtme te Senatit per te trajtuar ne kete nivel te larte instnace çeshtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njerit per shqiptaret e Lugines se Presheves. Vertete kush nuk e sheh kete si arritje serioze politike jeton me nje problem serioz te te  kuptuarit e thelbit te brengave qe i kane shqiptaret qe jetojne nen diskriminim ne Serbi.

Shperfillja e kesaj ngjarjeje me peshe te jashtezakonshme politike nga kryetari Arifi, me lloj lloj akuzash, qe jane çeshtje e gjykatave, perfaqeson thene me se buti, karakterin e nje politikani shkurtpames e mbase edhe pa vizion.

Faton, sot te shperfillin, nga inati natyrisht por mos hiq dore nga mirembajtja dhe kultivimi i raporteve me miqte tuaj ne SHBA sepse druaj se edhe Kosova nuk mbahet ne mend te kete pasur kete raport gati pikellues me administraten amerikane.