75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rifat Berisha, fitues i festivalit “Rapsodia Shqiptare”

Në natën finale të festivalit ‘’Rapsodia Shqiptare’’, nga juria profesionale janë shpallur fituesit e çmimeve kryesore që ndahen në këtë festival, ku vendin e tretë e mori  Fetije Terstena, vendin e dytë Resmije Krasniqi kurse vendin e parë, fitues i këtij festivali, për këtë vit u shpallë këngëtari, Rifat Berisha, i cili këtë çmim e mori nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera si, çmimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të cilin e mori Merita Sahiti, çmimi grupi më autentik shkoi për grupin “Lulet e Malësisë”, çmimi i publikut i takoi Festim Mazrekut, debutanti më i mirë, Rrezarta dhe Blinor Gashi, veterani i festivalit, Januz Mushkolaj si dhe çmimi i karrierës, Imer Sefë Mleqani.

Ky festival  u drejtua nga Ramiz Shala, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt,  bashkë me ekipin koordinues.​