75 Mall Live Search
12:35 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / Z S

Rifat Jashari pritet me brohoritje e duartrokitje nga qytetarët në parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës

Brohoritje e duartrokitje, u dhanë teksa Rifat Jashari po kalonte rrugën nëpër të cilën do të kalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policët e Kosovës në shënim të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Jashari si përfaqësues i familjes legjendar të komandantit Adem Jashari me duar lart përshëndeti qytetarët, të cilët sikur dhe çdo vit tjetër tradicionalisht, nga afër shohin parakalimin e FSK-së dhe policisë, që jep ndjenjë krenarie./Indeksonline/