12:14 / E Premte, 14 Tetor 2022 / B O

Rifillojnë punimet për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

Kanë rifilluar punimet për restaurimin e xhamisë së Sulltan Muratit, ose siç njihet më shumë, si Xhamia e Çarshisë në Prishtinë.

Pas disa vitesh ndërprerje, TIKA, Agjencia e Turqisë për Kulturë së bashku me Komunën e Prishtinës, më në fund kanë risjellë punëtorët që tashmë kanë filluar të punojnë.

E mbetur deri më tash e rrethuar nga skelet, kjo xhami që është njëra ndër monumentet më të vjetra të periudhës Osmane në Kosovë, shumë shpjet pritet të marrë pamjen e duhur.

Për ndërtimin e saj, para 582 vjetësh, janë dashur 51 vjet, nga viti 1389-1440.

Restaurimi i kësaj xhamie ka filluar gati dhjetë vjet më parë, transmeton RTKlive.

Kjo xhami është mbyllur para gati 10 vitesh për besimtarët nën arsyetimin se do kryhen punime në të. Xhamia bën pjesë në trashëgiminë kulturore të Kosovës.