75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rifillon punën kryeministri Hoti, bën apel për kujdes të shtuar në përballjen me COVID

Pas dy javësh që ka qëndruar në trajtim mjekësor dhe i izolur, i është rikthyer punëve dhe detyrave në zyrën e tij, kryeministri Avdullah Hoti.

Hioti që kishte rezultuart pozitiv me Covid-19, ka thënë se “Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia”.

Postimi i plotë i tij:

Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar.

Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.