75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Rifillon Superliga, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot

Pas pushimit të shkurtër për shkak të kualifikimeve për EURO 2020, Superliga e Kosovës në futboll rifillon me dy ndeshje që zhvillohen sot.

Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi janë dy takimet që zhvillohen në kuadër të xhiros së 24-të, ndërsa nesër dhe pasnesër zhvillohen edhe katër takime tjera.

Ferizaj gjindet në pozitën e 10-të në tabelë me 25 pikë, ndërsa Drita pozicionohet në vendin e katërt me 38 pikë.

Në anën tjetër, Liria do të kërkoj të befasoj Llapin që të largohet nga zona e rrezikshme, ku momentalisht gjindet në pozitën e parafundit me 24 pikë.

Llapi ndërkohë synon të mbaj ritmin me Feronikelin dhe Prishtinën pasiqë pozicionohet në vendin e tretë në kampionat me 48 pikë.

Të dyja takimet fillojnë nga ora 14:00. /IndeksOnline/