22:56 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rigjallëroni pamjen tuaj me limon dhe hudhër!

Gjëja e fundit që do t’ju shkonte ndërmend në këtë momente është të hanit hudhra, e pranojmë ideja nuk na entuziasmon aspak sidomos me këto temperatura. Megjithatë nëse nuk mund ta hani, përse të mos e vendosni në fytyrë. Për shembull në qoftë mendoni se njollat kafe shkaktohen vetëm si pasojë e shtatzënisë, ju ftojmë të pastroni menjëherë make up-in dhe të kontrolloni fytyrën , pasi me siguri do të gjeni shumë të tilla. Ekspozimi i tepruar në diell, zgjedhja e kremit të diellit me faktor mbrojtës të ulët apo edhe eksperimentet shtëpiake, si për shembull lyerja e fytyrës me vaj ulliri janë disa prej shkaktarëve që çojnë në shfaqjen e njollave kafe gjatë verës. Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik ? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës. Living ju propozon një maskë shumë të thjeshtë, ekonomike dhe mbi të gjitha dobiprurëse.

Përgatitja: Merrni 5-6 hudhra, këshillohet nga hudhrat e vendit me erë të rëndë pasi përmbajnë më shumë vlera ushqyese. Qërojini me kujdes dhe kalojini në frulator. Shtrydhni 3 kokrra limon dhe shtojeni tek frulatori, se bashku me 1 lugë gjelle ujë të vakët. Lani fytyrën vetëm me ujë dhe pastaj fshijeni. Me ndihmën e një topthi pambuku lyeni zonat ku keni njolla. Do të ndjeni një djegie pothuaj në të gjithë fytyrën, për të paktën një orë. Kjo maskë vepron si scrub natyral, ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe ka efekt rigjallërues për fytyrën. Këshillohet ta mbani gjithë natën. Mos e bëni kurrë gjatë ditës dhe më pas të ekspozoheni në diell sepse rrezikoni deri në djegie të shkallës së dytë. Të nesërmen aplikoni menjëherë krem kundër diellit.