Rigjykimi/ 35 vjet burgim për 4 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të mitur ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, transmeton IndeksOnline.
Në rigjykim i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjetësh.
I mituri (1) është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.
I mituri (2) është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.
I mituri (3) është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.
Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata.
I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.
I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqesuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./IndeksOnline/