Rigrupohen forcat ruse, ukrainasit ua pamundësojnë avancimin

Forcat ruse ka kohë që janë duke pasur probleme në avancim të ushtrisë drejt invazionit në Ukrainë.
Kjo pasi kanë hasur në ukrainas që nuk po dorëzojnë lehtë territorin e tyre.
Sipas zëvendësministres së Mbrojtjes të Ukrainës, forcat ruse po e kanë të pamundur të avancojnë në asnjë pjesë të Ukrainës.
Hanna Maylar tha se forcat ruse po përpiqen të përforcojnë pozicionet që tashmë po i mbajnë, por që nuk po mund të depërtojnë më thellë, sidomos në Kiev.
“Që nga sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk mund të përparojnë askund në Ukrainë”, tha ajo në një konferencë.
Një numër i njësive ushtarake ruse janë kthyer në Bjellorusi përmes Çernobilit për t’u rigrupuar mes humbjeve në rritje, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.